Kosova bombardimet e Natos – (6 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sot serbët kanë rihapur një pikë kufitare me Maqedoninë e pikërisht pikën e Jaznicës. Pas mbylljes së djeshme të të gjithë pikave kufitare me Maqedoninë dhe Shqipërinë sot serbët kanë lejuar që të kalojnë refugjatë në kufirin me Maqedoninë. Sipas dëshmimtarëve ishin rreth 500 vetura që prisnin të hynin paradite nga Kosova në Maqedoni. Prishtina kyeqendra e Kosovës tani është kthyer pothuajse në një gërmadhë.
Goditjet e Natos ndaj autokolonave tokësore serbe kanë vazhduar dhe gjatë ditës së sotme. Serbët kanë nisur të hapin transhe për tu mbrojtur nga goditjet e avionëve. Rreth 100 aeroplan të Natos kanë fluturuar mbrëm mbi Jugosllavi, të cilët kanë bombarduar territorin serb.
Mbi Jugosllavi do të fluturojnë edhe avion Apash të cilët janë eksperimentuar vetëm për luftën e Gjirit Persik. Qytetet më të goditura gjatë sulmeve të fundit të Natos janë Novisad, Somboj, Pancevo, Kraljevo, Beograd etj, ku janë shkatërruar tre ndërtesa qeveritare. Serbët nga ana e tyre vazhdojnë të protestojnë kundër sulmeve të Natos.
Diplomacia botërore është e vendosur për sulmet ndaj Beogradit. Sot Verdrin, ka thënë se Rusia do të luaj një rol të rëndësishëm për zgjidhjen politike të problemit. Por nga ana e saj Rusia deklaron se Nato s’ka ndërmend të ndaloj sulmet mbi Jugosllavi.
Mijra të rinj nga Kosovar nga europa janë nisur për tu rregjistruar në UÇK, që kanë vendosur të luftojnë për Kosovën./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori