Kosova, bombardimet serbe – (17 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vazhdojnë bombardimet e ushtrisë Jugosllave në Kosovën veriore si dhe në zonat e tjera të saj. Ashtu siç u bë e ditur dje sulmet e fundit kanë zhvendosur nga shtëpitë e tyre mëse 9 mijë kosovarë të cilët janë drejtuar në zona më të sigurta.
Sot Pentagoni ka akuzuar ushtrinë Jugosllave se po bëhet gati për të luftuar kundër trupave të Aleancës Perëndimore. Mëse 15 mijë forca ushtarake serbe janë vendosur në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke treguar se ata janë gati përçdo rast lufte.
Sot mjekët finlandez që kanë ekzaminuar trupat e mëse 40 shqiptarëve të masakruar në Reçak kanë refuzuar të bëjnë publik vendimin e tyre në pritje të përfundimit të biserimeve të Parisit. Ndërsa ambasadori i OSBE-së William Uolker vazhdon të insistoj se ajo që ndodhi në Reçak ka qenë një masakër e organizuar nga focat ushtarake serbe kundër shqiptarëve të pafajshëm.
Situata në Kosovë sa vjen e bëhet më e rëndë dhe bombardimet e fundit e kanë përkeqësuar akoma më tepër situatën humanitare të refugjatëve./tvklan.al