Kosova, Demaçi jep doreheqjen – (2 Mars 1999)


Kosova, Demaçi jep doreheqjen – (2 Mars 1999)

14:12 02/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Më pak se dy javë nga konferenca e Francës e cila do të jap një drejtim në marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe në politikën kosovare kanë mbritur lëvizjet e para. Adem Demaçi ish-krahu politik i UÇK-së sot ka dhënë doreheqjen nga pozicioni i tij. Në një konferencë shtypi sot paradite Adem Demaçi ka deklaruar se po largohem që të mos shkaktojë përçarje, por qëndrimi im është ai qe ka qenë.

Ndërkaq Hashim Thaçi përfaqesuesi i UÇK-së dhe kryetari i delegacionit shqiptar të Rambujesë, është zgjedhur Kryeministër i Qeverisë së Unitetit, e cila do të qeverisë Kosovën keta tre vjet. Pra Hashim Thaçi tashmë kryeministër i qeverisë së përkohshme kosovare, do të ndërtoj qeverinë me të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik kosovar.

Volebek kryetari i radhës së OSBE-së në një konferencë shtypi ka deklaruar se takimi me Millosheviçin nuk ka sjellë asgjë të re pasi ai ngulmon në mospranimin e forcave të NATO-s në Kosovë. Volebek pas takimit me Presidentin Rugova dhe Veton Surroi ka deklaruar në konferencë se delegacioni shqiptar është i gatshem për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë por anëtarët e tij po vazhdojnë kosultimet.

Ndërsa tensioni mes UÇK-së dhe ushtarëve serb është tepër i madh. Serbët kanë bombarduar fshatrat në jug të Kosovës dhe lumi i refugjatëve vazhdon. Pra duket se dorëheqja e Demaçit nga skena kosovare është një tjetër hap i politikës së Prishtinës drejt nënshkrimit të marrveshjes në 15 Mars në Francë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme