Kosova dhe dëmet nga ofensiva serbe (26 Dhjetor 1998)
Sot është qetësuar disi gjendja në Kosovë. Qeveria e Beogradit ka vendosur të ndërpresë ofensivën duke deklaruar se sulmi i ndërmarrë ndaj rajonit të Bodujevës ditën e enjte e ka arritur qëllimin. Bilanci i këtij sulmi janë 8 të vrarë kosovarë mes tyre dhe një fëmijë. Vëzhguesit e OSBE-së vetëm pas konfliktit mundën të hynë në rajon pasi sipas shefit të tyre William Walker forcat serbe i kanë ndaluar të vëzhgojnë gjatë ofensivës.
Përveç të vrarëve dhe të shpërngulurve një tjetër pasojë e rëndë e kësaj ofensive është se të dyja palët në konflikt si serbët dhe shqiptarët nuk e njohin më armëpushimin e firmosur më 8 Tetor. Ndërsa Jakup Krasniqi, zëdhënësi i UÇK-së ka deklaruar se defakto, armëpushimi mes dy palëve asjëherë ska funskionuar.
Më shumë se 1000 veta morën pjesë në varrimin e një shqiptari të vrarë gjatë shpërthimit të fundit të dhunës në Kosovë. Policia shkoi në pikën e furnizimit me karburant ku ai punonte dhe i tha shkonte në shtëpi, atëherë ata e qëlluan dhe e vranë. Kështu ka deklaruar një prej dëshmitarëve. Megjithëse pala serbe pretendon se i ka tërhequr forcat ushtarake nëpër kazerna, burimet shqiptare thonë se asgjë nuk është e sigurt./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori