Kosova dhe Serbia debat në Këshillin e Sigurimit
Përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit gjatë mbedhjes së sotme të Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për ccështjen e Kosovën, kanë paraqitur këndvështrime të ndryshme për gjendjen në vend.
Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku u përqendrua tek arritjet e fundit të vendit, si anëtarësimi në UEFA dhe FIFA dhe propozimin për liberalizimin e vizave duke thënë rruga e Kosovës drejt integrimit në institucione ndërkombëtare dhe perspektiva evropiane e saj, është e pakthyeshme.
Ndërsa ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, u përqendrua tek gjendja e sigurisë e serbëve dhe pakicave të tjera joshqiptare në Kosovë, duke thënëse drejtat e tyre shkelen.
Një ndër pikat e nxehta të debatit, ishte ajo e ekstremizimit.
Daçiç, tha se gjendja e sigurisë në Kosovë, rëndohet edhe më shumë nga ekstremizmi dhe se shifrat zyrtare janë më të vogla se ato aktuale, ndërsa ambasadorja Çitaku u përqendrua tek përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për ta luftuar këtë dukuri, duke shtuar se Serbia se po përpiqet ta paraqesë vendin nën një frymë që nuk përputhet me synimet e saj në familjen europiane.
Pavarësisht debateve të dy vendet shprehën angazhimin për të zbatuar marrëveshjet megjithëse me rezerva për angazhimin e palës tjetër./tvklan.al