Kosova dhe Shqipëria pa “Roaming”


Kosova dhe Shqipëria pa “Roaming”

17:33 30/05/2018

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët votuan një rezolutë për heqjen e tarifave të “Roaming-ut” në telekomunikim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Rezoluta është propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Social-demokrate.

Dardan Molliqaj, nga kjo parti, tha se heqja e “Roaming” me Shqipërinë do të rrisë komunikimin mes vendeve dhe do të ulë koston e shpenzimeve të qytetarëve të Kosovës./REL

 






Të ngjashme