Kosova dhe UÇK bisedime (31 tetor 1998)
Burimet diplomatike bëjnë me dije se janë zhvilluar disa takime midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Misionit Vëzhgues Diplomatik të Kosovës. Këto takime janë zhvilluar në kuadrin e realizimit të marrëveshjes Hollbruk – Millosheviç për të arritur në një tjetër marrëveshje që parashikon patrullimin nga policia serbe rrugët e Kosovës dhe shndërrimin e UÇK-së së Kosovës në një polici lokale brenda me institucionet demokratike dhe zgjedhje të lira. Në këtë takim ka qënë i pranishëm dhe përfaqësuesi politik i UÇK-së Adem Demaci. Marrëveshja lejon gjithashtu dhe nje patrullim një herë në javë të policisë serbe në rrugët e Kosovës. Në rast se ndodh ndonjë sulm tjetër në Kosovë, SHBA do të nisë paralajmërimet për Millosheviç.
Pamje ushtarë UÇK, pamje avionë të NATOs, autokolona e ushtrisë serbe./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori