Kosova, Diplomacia vazhdon bisedimet (08 tetor 1998)
Vazhdojnë luftimet në Kosovë. NATO dhe SHBA janë gati për të bërë manovra të tjera për të kërcënuar Beogradin dhe detyruar Millosheviç të heqë dorë nga sulmet në Kosovë. Edhe pse Diplomacia vazhdon të kërcënojë Beogradin, ky i fundit vazhdon të masakrojë dhe të djegë shtëpi . Diplomacia bën dhe një hap duke shkruar një rezolutë, por Beogradi duket sikur nuk i dëgjon thirrjet e tyre. Vazhdon akoma kalvari i bisedimeve të Ollbrajt dhe Hollbruk për çeshtjen “Kosovë”. Gjithashtu dhe Ministri i Jashtëm rus Igor Ivanov ndodhet në Kosovë për bisedime.
Pamje Kosova shtëpi të djegura, ushtarë serb, pamje takimi Ollbrajt-Hollbruk. Pamje Ministri Jashtëm Rus Igor Ivanov. Pamje refugjatësh kosovarë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori