Kosova e Maqedonia me marrëveshje për njohjen e patentave të shoferëve
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë nënshkruan marrëveshje për njohjen e patentave të shoferëve, si dhe një memorandum për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Ekrem Mustafa, tha se këto marrëveshje, që u nënshkruan në Prishtinë, janë një mundësi e mirë për ngritjen e besueshmërisë ndërmjet dy vendeve.
“Ky bashkëpunim ngre edhe nivelin e sigurisë me shtetet tjera rajonale dhe më gjerë”
, tha Mustafa.
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski, tha se nënshkrimi i këtyre dokumenteve konfirmon përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për promovimin e bashkëpunimit dypalësh e rajonal me të gjitha vendet fqinje.
Në vitin 2016, Kosova dhe Maqedonia kanë nënshkruar marrëveshje ndërshtetërore për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim./REL