Kosova feston Paravësinë e Shqipërisë (28 Nëntor 1999)


Kosova feston Paravësinë e Shqipërisë (28 Nëntor 1999)

14:36 28/11/1999

28 Nëntori, data historike e shqiptarëve, është festuar sot kudo ku ka shqiptarë dhe ku flitet gjuha jonë. Shqiptarët e Kosovës festuan sot festën e Flamurit duke përkujtuar Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912. Rrugët e Prishtinës ishin dekoruar me flamuj shqiptarë.

“Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë” i uron lexuesit Gazeta “Koha Ditore” ndërsa “Kosova sot” deklaron : Festoni ditën e Flamurit, ai do valëvitet gjithmonë në një Kosovë të lirë. FEstimet filluan që dje. Mbrëmë shqiptarë të hipur në makina e kamiona i ranë kryq e tërthor qendrës së qytetit duke valëvitur flamujt dhe duke i rënë borive të makinave.

Në mbrëmje është ngritur në mënyrë simbolike Flamuri Shqiptar në Prishtinë. Pra sot në të gjithë shqiptarët kudo që janë, del urimi : ” Gëzuar festën e flamurit”./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme