Kosova fiton lojtarë të tjerë para Finlandës
Përfaqësuesja e Kosovës po plotësohet çdo ditë me lojtarë. Sipas televizionit “Koha Vision”, FIFA pranoi kërkesë e Milot Rashicës dhe Amir Rrahmanit për luajtur ndaj Finlandës. Një lajm të tillë e bëjnë të ditur burime në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Të hënën pritet të vijë vendimi zyrtar. Të dy janë aktivizuar me Shqipërinë në nivel përfaqësuesesh moshash dhe miqësore me Kombëtaren e drejtuar nga Gianni De Biasi.
Kosova po përgatitet prej disa ditësh në Finlandë dhe është në pritje të lejes edhe për kapitenin Samir Ujkani, apo Alban Meha e Valon Berisha, të cilët kanë ndeshje zyrtare me përfaqësueset A.
Në pritje është edhe Herolind Shala, i cili ka luajtur vetëm miqësore me Kombëtaren. Kosova do të debutojë të hënën në mbrëmje në kualifikueset e Botërorit 2018 në Turku me Finlandën.
Tv Klan