Kosova, gjenerali Klark takon Thaçin – (8 Janar 2000)
Arkiva Lajme bota – Tv Klan 2000
Në Kosovë të mizotëroj paqja dhe mirëkuptimi. Kështu ka thënë Rexhep Boja, Kryetari i Komunitetit Musliman në festën e Bajramit. Me këtë rast ai kërkoi lirimin e 7 mijë pengjeve shqiptare nga burgjet serbe.
Në Kosovë mbrrin për një vizitë të shkurtër komandanti i Natos për Europën gjenerali Uesli Klark. Gjenerali Klark u takua ne Prishtinë me administratorin e OKB-së Bernard Kushner dhe me komandantin e KFOR-it Klaus Rajnar. Uesli Klark dhe Klaus Rajnar takohen me kryetarin e qeverisë së përkohshme Hashim Thaçi.
Kushner dhe Rajnar i kanë shprehur keqardhje Thaçit, se familja e tij dhe partia që ai udhëheq është përfshirë në disa aktivitete të policisë së UMNIK-ut dhe KFOR-it. Ata e kanë sigururar Thaçin se as ai as familja e tij nuk janë subjekt i hetimeve, të autoriteteve ndërkobetare në Kosovë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori