Kosova humbet në Kroaci
Kosova humbi me rezultatin 1 – 0 me Kroacinë në sfidën e shtyrë për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, që ra mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit.
Takimi rinisi në minutën e 22’ pikërisht aty ku la përgjysmë në orën 14:30 të së dielës. Kosova e mbajti portën e paprekur deri në minutën e 74’ ku Vida mposhti Ujkanin. Deri në ato çastet kroatët u paraqitën më të rrezikshëm, por raste patën edhe kosovarët. Një humbje minimale, pasi sfida e luajtur në “Loro Boriçi” vitin e kaluar përfundoi 6 – 0 për Kroacinë. Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë ndaj Finlandës të martën në Shkodër. Kjo është e vetmja përfaqësuese që Kosova i ka marrë pikë në kualifikueset e Botërorit 2018./Tv Klan