Kosova kërkon të harrojë humbjen e thellë
Kosova do të luajë sot takimin e tretë kualifikues të botërorit. Skuadra e Albert Bunjakit duhet të harrojë humbjen e thellë me Kroacinë, 6 – 0 në Shkodër.
Përfaqësuesja kosovare është debutuese në arenën ndërkombëtare dhe pritet që ky sezon të ndihmojë për të krijuar përvojë.
Takimi me Ukrainën do të luhet orën 18:00 në Krakovë pasi ky shtet nuk e njeh Republikën e Kosovës. Tifozët e pranishëm do të jenë në total 1 mijë për të shmangur incidente.
Kosova pritet të bëjë ndryshime në formacion që do të shërbejnë për të ruajtur barazimin dhe lojtarët të përpiqen edhe të kundërsulmojnë. Përfaqësuesja kosovare është pjesë e Grupit I dhe mbyll renditjen me vetëm 1 pikë./ TV KLAN