Kosova, Këshilli Tranzitor – (29 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Është mbledhur sot Këshilli Tranzitor i Kosovës, i kryesuar nga administratori civil i OKB-së Bernard Kushner. Në seancën e sotme ka marrë pjesë dhe komandanti i KFOR-it gjeneral Majk Xhekson dhe komisari i policisë ndërkombëtare në Kosovë Frederikson. Në një deklaratë të përbashkët anëtarët e Këshillit Tranzitor e gjykojnë ashpër sulmin e djeshëm me granata në tregun e Fushë Kosovës, ku u vranë dy persona dhe u plagosën më shumë se 35 të tjerë.
Kushner shprehu frikën se këto incidente mund ta shkallëzojn situatën, ndërsa Rugova shprehu mendimin se ky rrezik nuk ekziston. Përfaqësuesi i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike tha se ne i dënojmë akte të tilla të dhunës nga kushdo që kryen dhe i konsiderojmë akte kundër përpjekjeve për të vendosur paqe të qëndrueshme në Kosovë.
Në seancën e sotme të Këshillit Tranzitor të Kosovës nuk morën pjesë përfaqësuesit e minoritetit serb, të cilët kanë dhënë dorëheqje si reagim ndaj formimit të TMK-së ose Trupës Mbrojtëse të Kosovës. Ata tani po angazhohen jashtë Këshilit Tranzitor për formimin e disa trupave serbe të mbrojtjes, kundër të cilave është shprehur hapur Komuniteti Ndërkombëtar dhe ai Shqiptar./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori