Kosova, Knut Vollebek – (7 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Përurohet qendra e partive politike të Kosovës.Ka qenë Knut Vollebek kreu i radhës i OSBE-së dhe Ministri i Jashtëm Norvegjez, i cili ka përuruar sot në Prishtinë këtë qendër. Në vizitën e tij të dytë në Kosovë Vollebek është takuar me Bernard Kushnerin dhe përfaqësues të tjerë të politikës Kosovare dhe serbe. Për Vollebek zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë do të jetë i mundshëm në vitin 2000.
Vollebek i cili mbajti një konferencë shtypi pas vizitës së tij të dytë në Kosovë tha se këto zgjedhje ka mundësi të zhvillohen në Maj, Qershor, Korrik ose Gusht pork jo ka pak rëndësi. Nuk është shumë e rëndësishme data tha ai por e rëndësishme është përgatitja jonë për këtë, rregullimi i administratës lokale në vend.
Ndërkohë kokat e politikës kosovare, Thaçi, Rugova, Qosja me përfaqësuesin e OKB-së Kushner, po vazhdojnë në mënyrë të fshehtë diskutimet për krijimin e qeverisë teknike e cila do ta çoj Kosovën deri në zgjedhjet e reja elektorale./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori