Kosova luan në fushën e Suedisë


Kosova luan në fushën e Suedisë

16:40 09/10/2021

Challandes: Të tregojmë lojën e mirë të ndeshjeve të Shtatorit

Kosova do të luajë me Suedinë sot në orën 18:00 në Solna sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Dardanët ndodhen në vendin e 109 në FIFA, pozicionimi më i mirë në historinë e tyre. Sfida e parë e luajtur më 28 Mars në Prishtinë përfundoi me fitoren 3 – 0  të Suedisë që kësaj here nuk e ka Zlatan Ibrahimoviç, por është sërish e fortë dhe synon vendin e parë në grup.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, thotë se skuadra e tij dëshiron të shfaqë lojën e takimeve të muajit shtatorit ku fitoi në fushën e Gjerorgjisë, barazoi me Greqinë dhe bëri një paraqitje të mirë me Spanjën edhe pse u mund.

“Në Shtator zhvilluam ndeshje të mira dhe ndaj Suedisë duam të konfirmojmë paraqitjen e atyre takimeve ndaj një kundërshtari të fortë si Suedia. E dimë që do të jetë e vështirë për ne se i njohim cilësitë e Suedisë. Është një ekip i organizuar dhe i fortë fizikisht dhe ka lojtarë shumë të mirë veçanërisht në sulm”.

Kosova renditet e katërta në grupin e saj me 4 pikë pas 5 ndeshjeve të para.

Tv Klan






Të ngjashme