Kosova, Majk Xhekson – (20 Shtator 1999)


Kosova, Majk Xhekson – (20 Shtator 1999)

21:42 20/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

UÇK-ja ende në fazën e transformimit të saj. Por dje liderët e UÇK-së nuk kanë firmosur marrëveshjen e KFOR-it, ndonëse afati i përcaktuar që më parë prej Xheksonit dhe Thaçit datonte pikërisht deri në orën 12 të natës. Majk Xhekson ka deklaruar se liderët e UÇK duhet të ulen në tryezë për firmosjen e dokumentit.

Vetëm 200 anëtar të UÇK-së sipas KFOR-it duhet të mbeten të armatosur në Kosovë. Por ky është një fakt që nuk pranohet nga liderët e saj, të cilët pretendojnë për një numër më të madh njerëzish. Për UÇK garda e armatosur duhet të jetë një polici dhe mbrojtje për Kosovën e lirë. Megjithatë dorëzimi i armëve nga ana e UÇK-së ende vazhdon./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme