Kosova miniparlamenti – (10 Shkurt 2000)


Kosova miniparlamenti – (10 Shkurt 2000)

18:55 10/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Sot është zhvilluar seanca e parë e miniparlamentit të Kosovës. Anëtarët e këshillit administrativ të përkohshëm të Kosovës mblodhën sot për herë të parë miniparlamentin me 35 vende me seli në Prishtinë. Delegatët diskutuan gjendjen në qytetin e ndarë të Mitrovicës, ku përleshjet e ditëve të fundit midis serbëve dhe shqiptarëve kanë shkaktuar mjaft viktima. Bernard Kushner tha se ky miniparlament do të veproj në bashkëpunim me UMNIK-un.

Në këtë miniparlament të vogël të Kosovës serbët kanë 4 vende por sot është paraqitur vetëm 1 prej tyre. Ndërkohë Nato deklaroi se shtabi i përgjithshëm i eurokorpusit, i cili përmban Gjermani, Francë, Belgjikë, Spanjë, Luksenburg, dhe që është përzgjedhur nga Nato për të siguruar komandon e forcave paqeruajtëse KFOR, pritet të filloj të dislokohet në Kosovë në 13 Mars. Eurokorpusi do të përbëj elementin kryesor të komandës së KFOR-it, duke sjell 350 trupa nga 900 gjithsej. Eurokorpusi është testuar tashmë në Bosnje.

Ndërkohë ushtarët francezë të KFOR-it akuzohen nga shtypi amerikan. Njësitë francezë të KFOR-it të dilokuara në veri të Kosovës kundërshtuan tju japin ndihmë policëve të OKB-së dhe të kujdesen për të plagosurit kosovarë gjatë përleshjeve në Mitrovicë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme