Kosova mundet thellë nga Kroacia
Kombëtarja e Kosovës është mundur thellë, 6 – 0 nga Kroacia, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Përfaqësuesja më e re e kualifikueseve të Botërorit ka pësuar gol që në minutën e 6 të takimit, duke e mbyllur pjesën e parë të takimit 3 – 0, me të tre golat të shënuar nga Manxhukic.
Pjesa e dytë ishte disi me e ekuilibruar edhe pse Kosova pësoi tre gola të tjerë.
Për të ndjekur ndeshjen e përfaqësueses së tyre në Shkodër ishin të pranishëm rreth 16 mijë shtetas kosovarë.
Tv Klan