Kosova në pritje të rezultateve të zgjedhjeve (30 Tetor 2000)


Kosova në pritje të rezultateve të zgjedhjeve (30 Tetor 2000)

12:18 30/10/2000

Në Kosovë vazhdon numërimi i votave dhe rezultati i zgjedhjeve lokale të së shtunës pritet të shpallet gjatë ditës së sotme. OSBE tha se do të deklarojë rezultatin pasi të jenë numëruar rreth 90% e votave. Megjithatë nga rezultatet paraprake zgjdhjet lokale në Kosovë i evidentuan 3 parti kryesore politike. LDK parti e Ibrahim Rugovës, PDK së Hashim Thaçir dhe ajo AAK e Ramush Haradinaj. Burimet e OSBE-së thanë se nga numërimi i deritanishëm i votave rezulton se LDK-së i takojnë 59% e votave, partisë së Thaçit rreth 24% dhe partisë së Haradinaj rreth 90% e votave.

Burimet e ndërkombëtarëve në Prishtinë nuk e kanë vënë në diskutim pretendimin e liderit demokrat të Kosovës Ibrahim Rugova se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në shumicën e 30 bashkive. Në rast se kjo është e vërtetë rrezikon dhe rezultatet paralajmërojnë kthimin e Rugovës në skenën e madhe të politikës pas zbehjes së yllit të tij gjatë luftës në Kosovë nga dalja në skenë e UÇK-së.

Ringritja e Rugovës konsiderohet nga faktori ndërkombëtar si një mundësi për stabilitetin e Kosovës. Ai vetë deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve janë një afirmimin dhe pranim i politikës së LDK-së. Partia e tij kërkon bashkëpunim me partitë e tjera duke punuar kundër ndarjeve etnike. Rugova tha se pas zgjedhjeve Kosova meriton një pavarësi të shpejtë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme