Kosova në Rio 2016
Sportistët e Kosovës nisën të shtunën përfaqësimin e tyre në Rio 2016.
Qitësja Urata Rama u rendit e 46, në garën e 10 metrave me pushkë me ajër. Ajo mori pjesë vetëm në kualifikuese. Kampion në këtë garë u shpall amerikania Virxhinia Trasher. Kjo ishte medalja e parë e Rio 2016.
Në garën e çiklizmit në rrugë, kosovari Qëndrim Guri nuk arriti të kualifikohej, pasi nuk përfundoi garën.
Të dielën nis garat edhe Shqipëria, me peshëngritësen Evangjeli Veli, e cila merr pjesë në baterinë B të peshës deri 53 kilogramë.
Nesër është edhe radha e Majlinda Kelmendit, e cila do ta nisë përfaqësimin e saj për Kosovën. Xhudistja pretendon të marrë medalje./tvklan.al