Kosova në zi


Kosova në zi

10:32 22/08/2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur sot ditë zie në Kosovë, në nderim të ish kryeministrit të vendit, Bajram Rexhepi, i cili ndërrojë jetë dje.

Me vendim të presidentit të vendit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Ish kryeministri i Kosovës nga viti 2002 në vitin 2004, Bajram Rexhepi, ndërroi jetë në moshën 63- vjeçare.

Arkivoli i Rexhepit tashmë ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku po mbahen homazhet.

Pas homazheve në Kuvend, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë do të mbahet mbledhje përkujtimore, njofton Klan Kosova.

Bajram Rexhepi vdiq të hënën (më 21 gusht) në një nga spitalet e Turqisë ku po trajtohej prej pesë muaj pas një sulmi në tru.

Varrimi i tij do të bëhet në orën 16:30 në Mitrovicë.

Ndërkohë, të gjitha misionet diplomatike të Kosovës në botë janë udhëzuar që të hapin librin e ngushëllimeve në shtetet ku ata janë të akredituara.

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jasthme të Kosovës, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur për tre ditë radhazi sipas orareve të caktuara paraprakisht nga vet misionet diplomatike në shtet respektive.






Të ngjashme