Kosova në zi për 3 viktimat e sulmit në Mynih


Kosova në zi për 3 viktimat e sulmit në Mynih

09:52 24/07/2016

Kosova nderon sot humbjen tragjike të jetëve të 3 të në Mynih të Gjermanisë. Dita e sotme është shpallur ditë zie nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Flamuri do të jetë në gjysmë shtizë për nder të Dijamant Zabergja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj, të rinjtë që u vranë në sulmin e të premtes në qendrën tregtare nga një bashkëmoshatar.

Gjithashtu sipas komunikimit të autoriteteve gjermane me ato kosovare, të paktën dhe 2 të rinj të tjerë, Lumnije Azemi dhe Benet Adili, ndodhen mes të plagosurve./tvklan.al






Të ngjashme