Kosova njeh kundërshtarët e botërorit
Kosova do të jetë pjesë e Grupit I në kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Komisioni special i ngritur nga UEFA vendosi të përfshijë përfaqësuesen kosovare përballë Kroacisë, Islandës, Ukrainës, Turqisë dhe Finlandës.
Njoftimin e bëri FIFA, që bëri të ditur se Kosova nuk mund të përballet me Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë për çështje sigurie.
Federata e Futbollit të Kosovës u pranua muajin e kaluar në UEFA dhe FIFA duke i hapur rrugën pjesëmarrjes në aktivitet ndërkombëtare.
Kosova tashmë duhet të përcaktojë stadiumin ku do të zhvillojë ndeshjet brenda, ku me shumë mundësi do të shfrytëzojë një stadium në Shqipëri. Arenat kosovare nuk plotësojnë kushtet e kërkuara nga UEFA dhe FIFA.
Tv Klan