Kosova nuk cënohet nga virusi i “lopës së çmendur”. Tregtarët: Shesim mishin vendas (20 Mars 2001)


Kosova nuk cënohet nga virusi i “lopës së çmendur”. Tregtarët: Shesim mishin vendas (20 Mars 2001)

11:42 20/03/2001

Në Kosovë nuk ekziston rreziku i lopës së çmendur, të paktën kështu thonë autoritetet përkatëse. Edhe pse në Kosovë, nevoja e importimit të mishit nga shtete të tjera është shumë e vogël, një sasi e caktuar e mishit importohet nga Amerika Latine dhe nga SHBA, megjithatë mediat kanë ndikuar jo pak në shitjen e mishit dhe në Kosovë, fill pas publikimit të lajmit mbi rrezikun e lopës së çmendur.

Por, kohët e fundit Administrata Civile është shqetësuar mbi rrezikun e një sëmundje tjetër. Rastet e para të kësaj sëmundje janë vënë re në 21 shkurt në Britaninë e Madhe që ka pësuar me ndalimin e eksportit të mishit nga ky vend dhe nga Irlanda. Sipas drejtorit të departamentit të bujqësisë në administratën e UMNIK-ut, në Kosovë janë marrë të gjitha masat për të parandaluar futjen e sëmundjes.

Kështu me një vendim të posaçëm nga kryeadministratori Hekrup, tashmë në Kosovë nuk lejohet futja e mishit dhe produkteve të tij nga Britania e Madhe dhe Irlanda si dhe nga të gjitha vendet e lindjes. Nëpër aeroporte tashmë ka nisur disinfektimi që do të bëhet dhe në 12 pikat hyrëse në kufijtë e Kosovës, përfshirë këtu edhe pikat kufitare me Shqipërinë./tvklan.al






Të ngjashme