Kosova nuk lejon vizitën e ministrit serb
Bashmir Xhemaj, shefi i kabinetit të Ministrit të Jashtëm të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë tha se kjo ministri ka hedhur poshtë kërkesën e Ministrit serb për Punë, Punësim dhe Çështje sociale, Aleksandar Vulin, për të vizituar Kosovën.
Ai nuk dha arsye për refuzimin e kërkesës, por tha se gjatë ditëve të ardhshme do të publikohet sqarimi zyrtar në lidhje me këtë çështje.
Vulin pritej që sot të merrte pjesë në ceremoninë e 100 vjetori i betejës së Toplicës, në veri të Kosovës.
Në Janar, Kosova refuzoi gjithashtu kërkesën presidentit serb, Tomislav Nikoliç për të vizituar Kosovën./tvklan.al