Kosova, Ollbrajt në Rambuje – (15 Shkurt 1999)


Kosova, Ollbrajt në Rambuje – (15 Shkurt 1999)

15:53 15/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas arritjes së djeshme të amerikanes Ollbrajt e cila realizoi uljen e serbëve dhe shqiptarëve në një tryezë në Rambuje, sot kështjellën historike e ka vizituar Ministri i Jashtëm Rus Igor Ivanov, i cili ka takuar serbët dhe shqiptarët. Ministri i Jashtëm rus u ka bërë të qartë të dyja palëve se zgjidhja e vetme është ajo politike. Ai ka thënë se prania e forcave ushtarake në Kosovë duhet të bëhet vetëm me pëlqimin e Serbisë.

Sot në ditën e parë të bisedimeve mes dy palëve është diskutuar për çështjet ushtarake e ekonomike. Në Kosovë fakti se Konferenca e Rambujesë do të shtyhet dhe një javë është trajtuar nga subjektet politike si një dëshmi e seriozitetit që Perëndimi ka për zgjidhjen e çështjes së konfliktit serbo-shqiptar.

Ndërsa Beogradi ka reaguar ndryshe, për të vazhdimi i negociatave pritej. Shtypi ndërkaq e ka konsideruar vizitën e Milutinoviçit në Rambuje si një dështim. Ndërkaq sot forcat serbe janë nisur drejt fshatit Bukosh si dhe kanë penguar një fondacion gjerman për shpërndarjen e ndihmave humanitare ne Kosovë.

Po sot Komuniteti Bektashian i ka nisur një letër të hapur për zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës, presidentit amerikan Bill Klinton./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme