Kosova përballë presionit ndërkombëtar për Gjykatën Speciale


Kosova përballë presionit ndërkombëtar për Gjykatën Speciale

15:00 05/01/2018

Krerët e shtetit kosovar po përdëllen me një presion ndërkombëtar gjithnjë e më të fortë, pas nismës së shumicës qeverisëse për të shfuqizuar Gjykatën Speciale. “Vendet e QUINT-it shprehën shqetësim të thellë për përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara të kësaj gjykate. Në një reagim të përbashkët, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë thonë se nuk shohin asnjë arsye për ndalimin e funksionimit të kësaj gjykate.

Një veprim i tillë ve në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rrezikon arritjet e deritanishme. Krijimi i Dhomave të Specializuara është mënyra e vetme për Kosovën të dëshmoj përkushtimin e saj për drejtësi dhe sundim të ligjit, dhe të vazhdojë të pranoj mbështetjen ndërkombëtare – thuhet në deklaratë.

Disa të përditshme ndërkombëtare si EU Observer e Politico shkruajnë se Gjykata Speciale mund të ngrejë shumë shpejt akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj e shumë politikanëve të tjerë ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Sipas tyre, kjo është edhe arsyeja pse ata kanë ndërmarrë nismën për të pezulluar punën e saj.

Gjykata Speciale për krime lufte u ngrit për të hedhur dritë mbi dyshimet se anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund të kenë kryer krime lufte ndaj serbeve gjate konfliktit të vitit 1999.

Në Prishtinë, nismëtarët e ligjit për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, kanë argumentuar se ajo dëmton imazhin e UÇK –se dhe se ndërkombëtaret nuk e mbajtën premtimin për heqjen e vizave, me ngritjen e saj.

Tv Klan






Të ngjashme