Kosova përgatitet për Islandën


Kosova përgatitet për Islandën

15:24 22/03/2017

Kosova do të presë Islandën të premten në “Loro Boriçi” në përballjen e pestë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018. Skuadra e Albert Bunjakit ka vetëm 1 pikë, të marrë në sfidën debutuese në këtë turne, atë ndaj Finlandës.

Rivalët islandezë që befasuan në finalet e Euro 2016 duke shkuar deri në çerekfinale ndodhen në vendin e tretë në Grupin I dhe janë pretendentë për këto eliminatore.

Megjithatë, te përfaqësuesja kosovare shpresohet te një rezultat pozitiv, pasi ekipi është përforcuar me lojtarë. Njëri prej tyre është ish – sulmuesi i Shqipërisë, Besart Berisha.

Ai po kalon një formë të mirë në kampionatin australian me shumë gola të shënuar. Në grup janë edhe Atdhe Nuhiut e Donis Avdijaj. Përfaqësueses së Kosovës i kthehet edhe Hekuran Kryeziu, i cili mungonte ndaj Turqisë.

Përfaqësuesja e Bunjakit do t’i mbyllë përgatitjet në Shqipëri para sfidës që do të luajë në Loro Boriçi.

Tv Klan






Të ngjashme