Kosova, pjesë e Asamblesë Parlamentare të KiE


Kosova, pjesë e Asamblesë Parlamentare të KiE

22:48 10/10/2016

Nisur nga Janari i vitit të ardhshëm, Kosova do të ketë të drejtën e caktimit të një delegacioni prej tre anëtarësh në Këshillin e Europës, ku do të përfaqësohen shumica qeverisëse, opozita dhe minoritetet.

Vendimi u mor me shumicë votash të hënën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Përfaqësuesit e Serbisë dhe vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën votuan kundër.

Përfaqësimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës shihet si një mundësi për lobim dhe për përfitim të asistencave të ndryshme në ndërtimin dhe zhvillimin e diplomacisë parlamentare.

Tv Klan






Të ngjashme