“Kosova Press”, lista e kosovarëve të ekzekutuar – (7 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Publikohet lista e përsonave të zhdukur gjatë genocidit të fundit serb. “Kosova Press” ka publikuar në Bruksel një listë prej 187 personash të ekzekutuar, sipas të dhënave të saj nga forcat serbe në disa fshatra në Drenicë. Shumica e viktimave kanë qenë burra më i riu 19-vjeç dhe më i vjetri 90-vjeç, por ka shtuar “Kosova Press”, lista nuk është përfundimtare.
Nato i ka vazhduar sulmet e saj edhe gjatë natës së mbrëmshme dhe gjatë mëngjesit të sotëm. Më shumë janë goditur Beogradi dhe Prishtina gjithashtu dhe kryeqyteti i Malit të Zi Podgorica. Për herë të parë gjatë sulmeve të saj dyjavore Nato ka goditur dhe autokolona të blinduara, tokësore serbe.
Sipas Aleancës janë goditur pikërisht ato njësi të cilat bëjnë popullsinë shqiptare nga Kosova. Kostoja e bombardimeve të Natos deri në këto momente ka arritur në dy miliardë dollarë. Reagime vijnë përsëri për kërkesën e Beogradit për armëpushim. Ambasadori i Jugosllavisë në OKB ka deklaruar se armëpushimi është kërkuar përkohësisht nga Beogradi vetëm sat ë kaloj periudha e Pashkëve në Serbi.
Sot serbët kërkojnë takimin me Rugovën ndërkohë që SHBA kërkojnë me insistim të takohen vetë me liderin e shqiptarëve për të kuptuar pozitën e tij reale. Ndërkohë dhe Baton Haxhiu, botuesi i “Kohës Ditore” është gjallë dhe këtë e dëshmonë vetë Haxhiu nga Londra./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori