Kosova sot (21 Dhjetor 1999)


Kosova sot (21 Dhjetor 1999)

16:01 21/12/1999

Gjyqi i shqiptarëve të Kosovës në Serbi është një farsë. Kështu deklarojnë avokatët e shqiptarëve të akuzuar. Të katër të akuzuarit thanë se nuk ishin fajtorë për asnjë akuzë. Seanca tjetër për 11 të tjerët është caktuar në datën 17 Janar. Gjyqi i Nishit pason një numër gjyqesh të ngjashme në Leskovat dhe në Beograd. Më 22 Nentor një gjyq i gjashtë shqiptarëve u hap në Gjykatën Rajonale të Beogradit. Gjyqi pritet të rifillojë së shpejti. Në Leskovac me 10 Dhjetor, 11 shqiptarë të Kosovës u dënuan me maksimum deri në 3 vjet e gjysëm dhe dy nga i njëjti grup u liruan.

Një grup tjetër me 14 shqiptarë po pret për rifillimin e gjyqit të tyre në Leskovat. Ish luftetarët serbë të Luftës së Dytë Botërore propozuan Presidentin Jugosllav Milosheviç për çmimin nobel të paqes. Çmimi Nobel i Paqes për vitin 1999 ju dha organizatës humanitare franceze “Mjekët pa kufij” për të cilën ministri jugosllav i informacionit Goran Mativ deklaroi se ajo s’është gjë tjetër veçse një organizatë spiunazhi./tvklan.al

Gazetar: Mirela Milori






Të ngjashme