Kosova strukturat paralele – (31 Janar 2000)


Kosova strukturat paralele – (31 Janar 2000)

23:15 31/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kosova i jep fund sot ekzistencës së strukturave paralele me skadimin e afatit të transformimit dhe integrimit progresiv, në strukturën e përbashkët dhe të përkohëshme administrative. Ky afat ishte vendosur në marrëveshjen e nënshkruar në 15 dhjetor midis administratorit të OKB-së Bernard Kushner dhe udhëheqësve politikë të Kosovës, Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja.

Sipas kësaj marrëveshje Kosova për herë të parë pas 10 vjetësh, nuk do të ketë më institucione paralele dhe deri në zgjedhjet e ardhshme do të udhëhiqet nga këshilli i përkohshëm administrativ me përfaqësuesit e autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e kundërshtuara të viti ’98, u mblodh sot në Prishtinë për të shpallur vëtëshpërndarjen. Në këtë kuvend doktor Ibrahim Rugova, kryetari i LDK-së, mbajti fjalën e fundit me cilësinë e presidentit të Kosovës sipas zgjedhjeve të vitit ’98. Një raport të qeverisë që veproi në ekzil dhe që u shpërnda deputetëve pak çaste para kuvendit e paraqiti dhe kryeministri i kësaj qeverie Bujar Bukoshi.

Në fjalën e tij Bukoshi tha se qeveria që ai kryeson, qysh sot e pezullon veprimtarinë e vetë. Ndërsa mandate i deputetëve do të vazhdoj deri në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Ne diskutimet e tyre shumë deputet patën vërejtje si për fjalen e Rugovës ashtu dhe për raportin e Bukoshit, ndërsa mbledhjen e kuvendit e vlerësuar sit ë papërgatitur siç duhet./tvklan.al

Gaetare – Mirela Milori






Të ngjashme