Kosova vlerëson FSHF-në dhe Armand Dukën
Presidenti dhe Federata Shqiptare e Futbollit janë vlerësuar nga qeveria dhe sportdashësit e Kosovës.
Armand Duka mori të martën një çmim mirënjohje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kualifikimi dhe paraqitja e Shqipërisë në Euro 2016, si dhe mbështetja e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësimin në FIFA dhe UEFA ishte motivacioni i këtij vlerësimi.
Kosova tashmë merr pjesë në aktivitetet zyrtare në të gjitha nivelet.
Tv Klan