Kosova zhvillon zgjedhjet federale (23 Dhjetor 2000)
Në Kosovë janë zhvilluar sot zgjedhjet federale ku mendohet se mund të kenë votuar më shumë se 70 mijë vetë. Situata e sigurisë gjatë ditës së sotme ka qenë e mirë, por gjatë votimit ka patur probleme të ndryshme si kartat e identitetit dhe vonesat në hapjet e votimeve. Serbët e Kosovës kanë votuar në rreth 250 qendra votimi. Në enklavën më të madhe serbë të Mitrovicës është votuar sot pa incidente, ndërsa në Prishtinë, votimi ka filluar me vonesë.
KFOR ka qenë në një shkallë të lartë gadishmërie për të parandaluar çdo incident të mundshëm, ndërsa UMNIK dhe OSBE kanë qëndruar indiferent gjatë zgjedhjeve dhe të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe opinioni publik në Kosovë. Të vetmet protesta janë shënuar sot në Prishtinë dhe në Prizren ku qindra vetë kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër mbajtjes së federaleve në Kosovë./tvklan.al