Kosovarët drejtohen për stresim në qytetin e Kukësit (28 Mars 1999)


Kosovarët drejtohen për stresim në qytetin e Kukësit (28 Mars 1999)

11:58 28/03/1999

Vazhdon pa ndërprerje ardhja e kosovarëve të dëbuar nga dhuna e ofensivës serbe. Deri tani kanë kaluar Qafën e Prushit rreth një mijë kosovarë. Në pikën e kalimit të Morinës në Kukës që nga ora 09:00 e ditës së sotme vazhdon fluksi i të ardhurve nga Rahoveci, Suhareka, Prizreni si dhe nga fshatrat e rrethinat e këtyre rretheve.

Sipas pohimeve të të ardhurve shtëpitë janë djegur dhe në dialogjet me forcat serbe janë shprehur se nëse doni shqiptarët, shkoni në Shqipëri ose jeni të vdekur. Ofensiva serbe ka filluar qysh në orën gjashtë të mëngjesit të ditës së enjte ku banorët e fshatrave janë bllokuar prej dy ditësh. Masakra më e madhe mendohet që është bërë në Krushe të Madhe ku 300 veta janë vrarë e masakruar.

Janë pohuar që janë ndarë burrat nga gratë . Gjithashtu mendohet se në fshatra janë qëlluar me raketa dhe snajper dhe kanë flutuar avionë ushtarakë jugosllavë të cilët kanë rrafshuar gjithçka. Në Medved të Prizrenit ka të vrarë e të plagosur.

Vazhdon ardhja e kosovarëve në Kukës. Numri i tyre i regjistruar është 11 veta. Në Spitalin Civil janë shtruar gjashtë persona me plagë dhe trauma psikologjike dhe në morgun e spitalit kanë ardhur dy të vdekur. Vazhdojnë të vijnë ndihma nga Organizatat Humanitare që operojnë në Kukës, nga Qeveria Shqiptare, Ministria e Shëndetësisë./tvklan.al






Të ngjashme