Kosovarët e vendosur në Elbasan (16 Qershor 1999)


Kosovarët e vendosur në Elbasan (16 Qershor 1999)

15:30 16/06/1999

Përfaqësuesit e UNHCR-së në Elbasan kanë diskutuar me përfaqësuesit e kësaj Prefekture që të krijohen kushte për vazhdimin e strehimit të kosovarëve në kampe. Nuk duhet nxituar në kthimin e kosovarëve janë shprehur zyrtarët e lartë të UNHCR-së. Përfaqësuesi i saj në Elbasan, Husein, tha se uji, ushqimi, dritat, ndërlidhja, spitalet dhe minat janë problemet kryesore në Kosovë dhe për momentin rikthimi i kosovarëve nuk është i përshtatshëm.

Prioritet për rikthim të shpejtë do kenë ata kosovarë që jetojnë nëpër male. Përfaqësues të OJQ-ve kanë pohuar se mjaft kosovarë kanë kërkuar listat e të humburve. Për kosovarët e strehuar në kampet e refugjatëve duhet përgatitur dhe për një dimërim të mundshem të tyre në Shqipëri./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme