Kosovarët në Lezhë – (3 Prill 1999)


Kosovarët në Lezhë – (3 Prill 1999)

10:01 03/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në kampin e Shëngjinit numri i të ardhurve nga Kosova ka arritur shifrën e 382 vetëve, ndërsa në qendrën tjetër të ngritur në godinën e shkollës 8-vjeçare të qytetit, kjo shifër ka arritur në 370 vetë. Gjatë ditës së sotme priten ardhje të tjera, ndërkohë që duht thënë se pjesa dërrmuese e të ardhurve pas qëndrimit në ditën e parë priren drejt lëvizjes së tyre për në Tiranë apo qytete të tjera më të mëdha.

Aktualisht drejtuesit lokal që ndjekin problemet e të ardhurve shprehin besim në kapërcimin e situatës dhe kjo për faktin se nuk kanë munguar sendet e përdorimit të emergjencës por me kalimin e kohës mud të krijohen probleme. Shumë prej të ardhurve shprehen për vështirësitë e tyre të jetesës së re.

Ndërkohë një pjesë tjetër e të ardhurve janë strehuar nëpër familje të Lezhës. Shumë qytetar janë duke i ndihmuar ata më strehim dhe me sende ushqimore dhe mjete të tjera. Të përdorimit të përditshëm./tvklan.al

Gazetar – Aleksandër Çipa






Të ngjashme