Kosovarët në Pallatin e Sportit – (3 Prill 1999)


Kosovarët në Pallatin e Sportit – (3 Prill 1999)

23:05 03/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Stand up Eni Vasili … Ndërkohë që pallati i sportit “Asllan Rusi” këtu në Tiranë është i tejmbushur me të ardhur nga Kosova dhe ndërkohë që kompleksi i pishinave mban më tepër se 2200 persona dhe të mbrriturit e djeshëm janë vendosur këtu në palestrën e kompleksit Dinamo.

Përgjatë ditës së sotme kjo qendër do të pres edhe rreth një mijë refugjatë të tjerë që do të zhvendosen nga pallati i sportit “Asllan Rusi”. Por jeta prej kampi nuk është e lehtë. Në kompleksin e pishinave numri i të strehuarve ka arritur në 2200. Edhe pse të strehuar Brenda mureve ku shiu dhe i ftohti nuk penetrojnë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” problemet nuk mbarojnë.

Autobuzë me të ardhur kanë mbrritur gjatë gjithë mëngjesit të sotëm. Mungesa e hapësirave duket se kanë humbur durimin e të shpërngulurve. Refugjatët kosovarë angohen se ka mungesa në vëshmbathje dhe ushqime. E megjithatë telashet nuk kanë të sosur si për të ardhurit dhe për ata që i presin./tvklan.al

Gazetare – Eni Vasili






Të ngjashme