Kosovarët në Pogradec – (2 Prill 1999)


Kosovarët në Pogradec – (2 Prill 1999)

22:14 02/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Numri i të ardhurve nga Kosova në qytetin e Pogradecit ka arritur sot në 300 vetë. Mbrritja e tyre është bërë nga tre grupe, ndërkohë që qenra e parë e tyre ka qenë e shërbesës kristiane Nehemia. Ndryshe nga qytetet fqinje qendra pritëse e të ardhurve në Pogradec mbetet e kompletuar. Dhe me mjedise të bajisura plotësisht për një pritje të tillë.

Drejtuesi i kësaj qendre Arnold Geger shprehet për Tv Klan.

Arnold Geger:- “Sfida më e madhe për ne është të organizojmë mbështetjen e nevojshme që duhet. Ne kemi shumë njerëz të cilët shkojnë tani, përpiqen të sigurojnë ushqimin, dyshekët, batanijet dhe gjithçka që duhet”.

Pas vendosjes në këët qendër të ardhurit e shumtë shpërndahen nëpër familje duke krijuar kështu mundësinë e një pritje pa ngarkesa e probleme pritjeje. Ndërkaq pasditen e sotme në këtë qytet pritej mbrritja e një numri më të madh të ardhurish nga Kosova, të cilët do të silleshin përes linjës hekurudhore deri në stacionin e Gurit të Kuq./tvklan.al

Gazetar – Aleksandër Çipa






Të ngjashme