Kosovarët në Shkodër – (3 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shkodra ka ngritur së fundmi qendrën e vetë të pritjes së të ardhurve nga Kosova. Numri i parë i të mbrriturve është sistemuar në pallatin e sportit. Ndërkohë që gjatë dy ditëve të fundit kjo shifër ka ardhur drejt rritjes. Shumica e të ardhurve kanë kaluar në pikën e Hanit të Hotit dhe kanë ardhur nga Mali i Zi, ku sipas tyre ishte e pamundur të qëndronin përshkak të kushteve dhe dyndjes së përorëshme.
Autoritetet malazeze kanë njoftuar se do të përcjellin disa mijra shqiptarë të Kosovës për në kufirin verior të Shqipërisë. Madje një numër i konsiderueshëm i tyre vijnë edhe për shkak të ndarjes me të afërmit dhe familjarët e tyre gjatë shpërnguljes.
Mesatarisht përmes Hanit të Hotit në Shkodër mbrrijnë rreth 300 të ardhur në ditë. Organet lokale aktualisht kanë përcaktuar qendrat e përqëndrimit dhe të shpërndarjes së të ardhurve në Shkodër./tvklan.al
Gazetar – Aleksandër Çipa