Kosovarët nisin shkollën me vonesë ( 25 Tetor 1999)


Kosovarët nisin shkollën me vonesë ( 25 Tetor 1999)

14:42 25/10/1999

Rritet numri i kosovarëve që studiojnë në fakultetet shqiptare. 222 kuota të lira për ta caktuar nga Ministria e Arsimit. Një numër ky disa herë më i madh i krahasuar me vitet e shkuara kur vinin me marrëveshje ndërministrore. Numri i tyre fillonte nga 20 deri në 80 vetë. Sivjet studentët e ardhur nga treva kosovare konkurojnë njësoj me studentët shqiptare.

Por shkolla për ta ka filluar më me vonesë, këtë të Hënë. Më të preferuara përveç degëve të mjekësisë dhe letërsisë ata kanë zgjedhur dhe qytetet e ndjekjes së studimeve të tyre si Tiranë dhe Shkodër. Vonesa e shkollës për ta u kushtëzua sepse konkurimi u bë në dy faza pas përfundimit të konkurseve të përbashkëta ku u testua vetëm një pjesë.

Vetëm një javë më parë me një marrëveshje midis dy ministrive arsimore u vendos një datë për testimin e pjesës lindore të ardhur nga Kosova pasi shkolla e lënë përgjysëm atje këtu mbaronte me vonesë. Ndaj kuota e caktuar nga Ministria jonë e Arsimit gati është plotësuar e gjitha duke tërhequr këtë numër studentësh nga universitetet e Shkupit dhe Prishtinës./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme