Kosovarët për kthimin, opinione – (14 Qershor 1999)


Kosovarët për kthimin, opinione – (14 Qershor 1999)

22:29 14/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervista me refugjatët kosovarë për kthimin në Kosovë.

Refugjati kosovarë:- “Në Kosovë ne do të kthehemi atëhere kur të japi komandën Nato dhe unë si familje do të kthehem me rregullat e Natos, jo me dëshirën time, vetëm nën urdhrat e Natos. Ne nuk do të hakmerremi me të do të veproj ligji”.  

Kosovari 2:- “Ne do të kthehemi sipas urdhërave të Natos. Kur të na lejojnë ata me shku do të shkojmë. Por ne s’jemi të kënaqur me trupat ruse që hynë pa kontroll të Natos në Kosovë. Ne nuk do të hakmerremi por ata nuk kanë çka të presin më aty se ata i kanë përlyer duart me gjak”.

Kosovari 3:- “Unë faktikisht nuk do të hakmerrem por edhe jetë nuk do të vazhdojë me ta më”.

Kosovari 4:- “Dëshirë kemi të kthehem ndër të parët për të parë shtëpiat me gjithë masakrat që ka bërë serbi. Besoj se diçka ka mbijetuar aty. Mua dy vëllezër më kanë mbetur në Kosovë, nuk e di a i kam gjallë”,/tvklan.al






Të ngjashme