Kosovarët për marrëveshjen e paqes – (10 Qershor 1999)


Kosovarët për marrëveshjen e paqes – (10 Qershor 1999)

21:40 10/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervista me refugjatët kosovarë për marrveshjen e paqes me Millosheviçin. Refugjatët kosovarë janë skeptic për këtë marrveshje.

Kosovari 1:- “Unë mendoj se shqiptarët nuk janë shumë të gëzuar për marrveshjen e bërë me Millosheviçin. Jam i ftohtë që është bërë ky nënshkrim. Mendimi im është se e vetmja marrëveshje është kur të shoh paqje në Kosovë dhe luftëtarët e Natos. Ajo do të ishte një kënaqësi dhe një kthimi jonë i vërtetë”.

Kosovari 2:- “Më në fund arritëm ta fitojmë lirinë dhe kam shpresa të mëdha, sidomos Nato pasi është ndërmjetësja kryesore dhe Amerika. Ne po na përkrah tërë bota dhe Millosheviçit i ka ardh fundi. Kjo është loja e fundit që ka bërë Millosheviçi”.

Kosovari 3:- “Kemi dëgjuar se është bërë një marrveshje por nuk shpresojmë se shumë herë dështoi ka mundësi edhe kësaj radhe të jetë e njejta. Meqënëse po vijnë këto trupat ruse nuk është e mirë për ne. Kemi frikë se mos po bëhet ndonjë ndarje për Kosovën”.

Kosovari 4:- “Arritja është e mirë nëqoftëse Sllobodan Millosheviçi i përgjigjet pyetjeve të Natos. Por ai është një njeri i pabesueshëm”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  






Të ngjashme