Kosovarët që dimërojnë në Shqipëri (3 Shtator 1999)
UNHCR prezent jo vetëm gjatë periudhës së ardhjes së kosovarëve në Shqipëri, por edhe ndihmuese në përcjelljen e tyre në mënyrë të organizuar në shtëpitë e lëna prej 3 muajsh. Përveç riparimeve të mjaft qendrave që priten kosovarët, UNHCR-ja është duke përgatitur listat e atyre kosovarëve që do të dimërojnë në Shqipëri.
Duket se Tirana dhe Durrësi do të jenë pritëset në pikat e rihapura të kosovarëve të mbetur. Shifra në total e kosovarëve nëpër kampe është 258, pa llogaritur ata që banojnë nëpër familje./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti