Kosovë, Bernard Kushner – (16 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kosova sot po diskuton krijimin e Këshillit Kalimtar. Këshill i cili do të udhëheq Kosovën gjatë periudhës kalimtare. Mbledhja udhëhiqet nga Kushner ish-ministër francez, i dërguari zyrtar i Kosovës. Këshilli Kalimtar i Sigurimit do të ketë në përbërjen e tij 15 persona.
Ndërkohë 24 orët e fundit s’kanë qenë krejtësisht të qeta në Kosovë. 11 është numri i të plagosurve gjatë ditës së djeshme si pasojë e shpërthimeve, ndërsa ushtarët e KFOR-it kanë zbuluar në Prishtinë një polici të fshehtë lokale e cila sipas burimeve i përket UÇK-së.
Ndërkaq dje në paraqitjen e tij zyrtare Kushner ka kërkuar një bashkëjetesë të qetë mes Shqiptarëve serbëve dhe pakicave të tjera në Kosovë dhe kjo arrihet vetëm duke ndaluar dhunën dhe duke zbatuar ligjet ka përfunduar francezi Kushner./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori