Kosovë, delegacioni shqiptar mbërrin pas mbledhjes së Rambujesë (25 Shkurt 1999)


Kosovë, delegacioni shqiptar mbërrin pas mbledhjes së Rambujesë (25 Shkurt 1999)

12:40 25/02/1999

Lajme nga Kosova : Kanë mbërritur sot në Aeroportin e Prishtinës, anëtarët e delegacionit shqiptar të Rambujesë. Rugova, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shprehur se Rambujeja është një Konferencë shumë e rëndësishme për Kosovën. Rexhep Qosja, Kryetari i Lidhjes së Bashkuar Demokratike ka thënë se ne ishim unik në vendimin tonë.

Veton Surroi anëtari i pavarur ka thënë se në marrëveshje s’përmendet Referendumi, por më e rëndësishme është se atje përmendet vullneti i lirë i popullit të Kosovës. Antarët e UÇK-së nuk u prononcuan para gazetarëve pasi dolën nga dera sekrete e Aeroportit.

Në Gazetën “Koha Ditore” Hashim Thaçi ka deklaruar se mendimi ynë ka qënë pas një konsesusi të përbashkët. Lideri i krahut politik të UÇK-së, Adem Demaci është shprehur që në fillim kundër Rambujesë dhe tani në përfundim të Konferencës ka deklaruar se hapi i hedhur nga shqiptarët në Rambuje është një iniciativë boshe e një fiaskoje që përjetuan anëtarët e delegacionit. Zëdhënësja e Misionit të Verifikimit në Kosovë, Lakost ka thënë se situata në Kosovë ka qënë disi më e qetë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme