Kosovë, hapet zyra e përfaqësisë së turizmit të Shqipërisë – (31 Janar 2001)


Kosovë, hapet zyra e përfaqësisë së turizmit të Shqipërisë – (31 Janar 2001)

20:39 31/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Vizita e kryeministrit shqiptar Ilir Meta ka përshpejtuar hapat për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë. Me iniciativën e Komitetit të Zhvillimit të Turizmit dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare, prej pak ditësh është hapur në Kosovë, përfaqësia e turizmit të Shqipërisë. Viti i kaluar shënoi një bum të vërtetë në numrin e kosovarëve që zgjodhën Shqipërinë si vend pushim dhe sivjet parashikohet e njëjta gjë, por zyra e re e hapur do të ketë edhe një funksion më të gjerë. Ilirjana Thimo përfaqësuese e kësaj zyre thotë:

Ilirjana Thimo:- “Kjo zyrë përfaqësimi në Kosovë, ka për qëllim që të ndihmojë dhe të lehtësojë të gjithë investitorët shqiptarë të Kosovës, për të investuar në turizmin shqiptar. Së pari kjo zyrë, i jep mundësi të gjithë investitorëve, për të gjithë dokumentacionet, informacion të plotë se si një investitor mund të hedh investimet e tij në Shqipëri. Ne do t’u mundësojmë dhe do t’i informojmë me të gjitha agjencitë turistike të Shqipërisë”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme