Kosovë, hedhja në erë e monumentit (28 Gusht 1999)
Një shpërthim bombe ka tronditur sot Prishtinën. Rreth orës 03.22 të mëngjesit një shpërthim eksplozivi ka hedhur në erë një monument simbol të ndërtuar që në vitin 1961 me idenë e liderit jugosllav Josif Broz Tito. Nuk ka pasur të prekur e të plagosur. Trupat britanikë të KFOR-it kanë mbyllur zonën dhe po merren me hetimet e ngjarjes.
Mendohet së bomba e vendosur të ketë qënë gjysëm automatike. Ky incident vjen menjëherë pas mitingut të djeshëm në Prishtinë ku mbi 50 mijë persona kanë kërkuar lirimin e të burgosurve që mbahen nga serbët, miting ku kanë qënë të pranishëm Thaçi, Kushner, Demaçi e të tjerë.
Por kjo ngjarje vjen dhe pas lajmit publik të NATO-s të cilët deklaruan dje se në Selinë e Aleancës ka qënë një spiun rus i cili ka informuar për shumë sulme ajrore Beogradin gjatë bombardimeve mbi Jugosllavi. Ndonëse lufta ka mbaruar në Kosovë pasojat e saj jo vetëm në terren por dhe në Diplomacinë Botërore duket se nuk do të mbarojë shpejt./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori